E morën për budalla, por ky është sekreti i madh i maskës së Admir Muratajt

Bota

Pa flokë, me syze dhe me mjekërm këmishë, anti-plumb dhe dorashka, Admir Murataj kishte zgjedhur të maskohej si një tip mjaft karizmatik teksa jepte urdhra gjatë grabitjes së djeshme në aeroportin Rinas të Shqipërisë.

Nëse nuk do të ishte vrarë gjatë përplasjes me policinë, këta të fundit ndoshta do të kërkonin për një personazh me tipare të ngjashme me ato të maskës.

Pasi u kap trupi, u zbulua se Murataj kishte veshur një maske silikoni, të cilat mund të gjenden lehtësisht online me një çmim rreth 300-400 euro. Maska vishet dhe mbulon krahas kokës edhe pjesën e sipërme të shpatullave.

Për persona që nuk janë të vëmendshëm, ajo duket e njëjtë me lëkurën dhe fytyrën e njeriut. Në galerinë e mësipërme mund të ndiqni fotot e një maske të ngjashme me atë që përdori Murataj, e cila momentalisht mund të blihet online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree