E pabesueshme ajo çka ka pohuar Rusia!

Bota

Ushtria ruse ka trajnuar forca speciale “psikike” që të përdorin telepatinë në luftë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të vendit. Një raport i botuar në revistën zyrtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Armeysky Sbornik (Army Digest), shpjegon se luftëtarëve u mësohet të “mposhtin armikun me metoda jo-kontakti” duke u trajnuar me delfinët. “Aftësitë “parapsikologjike” u përsosën nga ushtarët ndërsa luftonin në Çeçeni”, shkruhet në artikull.

“Luftëtarët mund të shohin përmes ushtarit armik: se çfarë lloj personash janë, cilat janë pikat e tyre të dobëta dhe të forta nëse mund të rekrutohen si spiunë,” tha revista.

“Vërtetësia e marrjes në pyetje është praktikisht 100%”. Eksperimentet thuhet se janë kryer – të tilla si përpjekja për të lexuar dokumente në një gjuhë të huaj, që janë mbyllur brenda një vendi të sigurt”.

Artikulli shton: “Me forcën e mendimit, është e mundur të mbyllësh programet kompjuterike, të djegësh kristalet tek gjeneratorët, të dëgjosh biseda dhe të prishësh radio dhe telekomunikime”.

Por Yevgeny Aleksandrov, i cili kryeson komitetin rus të Akademisë së Shkencave për luftën kundër “shkencës së rreme”, tha për agjencinë ruse “RBK” se taktikat e luftës parapsikologjike janë ” gjëra pa vlerë”. “Një hulumtim i tillë ka ekzistuar dhe është zhvilluar në të kaluarën, por është bërë në mënyrë sekrete. Tani është duke u nxjerrë përsëri në dritë, por një hulumtim i tillë njihet si një shkencë e rrejshme”, tha ai./top-channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree