E pazakonshme, Bora e verdhë mbulon qytetin, habiten banorët (VIDEO)

Bota

Shumica e qyteteve të regjionit veri-perëndimor në Kinë, janë mbuluar nga ‘bora e verdhë’ fenomen i rrallë që shkaktohet nga stuhitë e pluhurit në mot të ftohtë.
Banorët në Xinjiang fotografuan hapësirat e ndryshme që kishin shtresat të zallit dhe pluhurit, të cilat i krahasuan me ëmbëlsirën tiramisu.

“Që nga e premtja e kaluar, nuk ka ndaluar së rëni borë, ndërsa frynte erë gjatë gjithë kohës. Bashkë me erën ka ardhur edhe pluhuri, që është ngrirë nëpër sipërfaqet e ftohta”, ka thënë agjencia meteorologjike.

Pluhuri që mblidhet prej zonave përreth, mbulon shpesh hapësirat urbane të këtij regjioni kinez, por zakonisht kur është moti i thatë dhe i nxehtë. Duke krijuar një mjegull të zymtë, që iu shkakton problem banorëve në shikim dhe frymëmarrje.

Gjatë javës së kaluar, regjioni i njëjtë është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, që ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik dhe ndezjen e disa shtëpive në zona urbane. Për shkak të ndotjes së ajrit, banorët u detyruan të mbulojnë fytyrën, derisa kryenin daljet e domosdoshme. /gazetaexpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree