Edhe të punësuarit me vendim pune ikin për një jetë më të mirë!

Maqedoni

Edhe pse me vendime për vendet e punës, ekspertët thonë për shkak të pagave të ulëta, disa prej tyre kanë vendosur të heqin dorë dhe t’ia mësyjnë Perëndimit. Kjo vërtetohet edhe me të dhënat e Ministrisë së Administratës, sipas të cilëve, gjatë vitit 2018 nga institucionet shtetërore dhe sektori publike qindra të punësuar vullnetarisht kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, gjatë vitit 2018 nga Institucionet shtetërore. 524 të punësuar dhanë dorëheqje të parevokueshme. 44 të tjerë përkohësisht kanë “pauzuar” vendin e punës. Gjatë vitit 2019 nga Sektori Publik dhanë dorëheqje, 162 të punësuar dhanë dorëheqje të parevokueshme, kurse 3 të tjerë përkohësisht kanë “pauzuar” vendin e punës.

Nga Armata e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar kanë hequr dorë nga puna 100 persona. Kurse, gjatë tremujorit të këtij viti nga ARM-ja vullnetarisht janë larguar 25 pjestarë të ARM-së. Ministria e Mbrojtjes, gjatë vitit 2018 nga ARM-ja dhanë dorëheqje 8 oficerë, 18 Nënoficerë, 73 Ushtarë Pofesionistë dhe 1 nga stafi civil. Në tremujorin e vitit 2019 nga ARM-ja dhanë dorëheqje 5 Nënoficerë dhe 20 Ushtarë profesionistë.

Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti thotë se për ta ndaluar këtë trend, është paraparë ngritje të pagave për 5% nga muaji shtator. Sipas tij, edhe dërgimi në Misionet paqësore është motiv për ushtarët, të cilët nuk kanë qenë më parë në Lindjen e Mesme, që gjatë shërbimit 6 mujorë t’i marrin nga 20 mijë euro./Alsat M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree