Ja se çfarë tha Dr. Prof. Maleski për mbështetjen që ia dha Ali Ahmeti atij si kandidat për president

Maqedoni

Profesori universitar dhe njëri nga kandidatët potencial për president të Republikës së Maqedonisë, Denko Maleski ka theksuar se mbështetja publike nga ana e Ali Ahmetit paraqet nderë për të dhe për të njëjtën është shumë falënderues.

Maleski thotë se ideja e kandidatit konsensual është shumë e mirë, sepse është ide që bashkon. Ai shprehet se kjo ide njëherë duhet të vihet në provë dhe të shihet se sa do të merr mbështetje nga partitë politike.

“Së pari, kjo është një kompliment për mua, është një mirënjohje dhe për këtë jam falënderues. Kjo ide qenë thelb është e mirë, sepse kjo ide bashkon. Në një shoqëri të ndarë siç është kjo në Maqedoni, çfarëdo ide që bashkon është e mirë. Së pari duhet të vendoset në provë. Duhet të shikohet se sa kjo ide mund të realizohet në Maqedoni dhe kush do të qëndronte në mbrojtje të idesë në fjalë. Sistemi jonë për zgjedhje të presidentit është i ditur, partitë e kanë fjalën kryesore, por për herë të parë në Republikën e Maqedonisë lansohet kjo ide, në fakt ideja është e vjetër por Ali Ahmeti edhe njëherë dëshiron të tenton me këtë ide. Duhet të shihet se sa do të mbështetet nga partitë tjera. Maqedonia gjendet pranë shumë vendimeve delikate dhe të rëndësishme lidhur me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në. Sipas asaj na duhet një shkallë e unifikimit që na mungon. Si në realitet do të kalon kjo ide mbetet të shihet. Unë personalisht nuk jam takuar as që kam biseduar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kështu që tani për tani është ide e tyre dhe duhet të shikohet se do të pranohet”, ka deklaruar për ZHURNAL, profesori universitar, Denko Maleski.

Ndryshe, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se ish-diplomati dhe profesori universitar Denko Maleski i plotëson të gjitha standardet për të qenë president i ardhshëm i shtetit. /Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree