Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të borës

Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të dobëta të borës në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve do të mbizotërojë mot i thatë me erë veriore deri në mesatare, ndërsa temperatura do të jetë rreth zero.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej -6 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ajo gjatë ditës prej 2 deri në 8 gradë Celsius. Të martën do jetë mot i thatë dhe me erë, ndërsa nga e mërkura në fund të ditës priten vranësira të reja me reshje lokale të borës e cila do të vazhdojë deri të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

* Checkbox GDPR is required

*

I agree

Loading...