Në Maqedoni ka rënë deri më 73 centimetra borë

Maqedoni

Do të rritet intensiteti i reshjeve të borës ditëve në vijim, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe veriore të Maqedoni së.

Në pjesën juglindore të vendit do të ketë reshje të shiut dhe borës. Do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriore. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga -2 deri në 3 gradë celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik i Maqedoni.
Më shumë borë ka rënë në Mavrovë 73cm, në Kodrën e Diellit 40cm, në Krushevë 39cm.

Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se nga dita e premte deri ditën e diel moti do të jetë me temperatura të ulëta, ndërsa në luginat e vendit do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave.

Sot gjendja në rrugët e Maqedonisë ka qenë shumë e vështirë. Ka pasur vështirësi në pastrimin e rrugëve, kurse disa akse rrugore kanë qene të bllokuara për automjete të rënda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree