Prindër, kujdes fëmijët nga ‘MOMO’, një lojë kjo që rrezikon jetën e fëmijëve!

Rajoni

Pas lojës famëkeqe, “Balena Blu”, ku shumë fëmijë humbën jetën pasi u bënë pjesë e saj, duket se një tjetër rrezik është shfaqur në internet.

Bëhet fjalë për lojën më të re që po qarkullon në rrjetet sociale dhe pak a shumë ka të njëjtën përmbajtje si paraardhësja e saj. Rreziku më i ri quhet “Momo” dhe po qarkullon në disa rrjetet sociale, sidomos në “Facebook”.

“Momo” ka si objektiv fëmijët e vegjël në rrjetet sociale. Kukulla që paraqitet u kërkon fëmijëve që të shtojnë numrin e tyre në rrjetin e mesazheve WhatsApp dhe më pas ata i dërgojnë fëmijëve imazhe të dhunshme dhe ju japin sfida guximi, shkruan “Shekulli”.

Ashtu si “Balena Blu” edhe “Momo” i inkurajon fëmijët që të lëndojnë veten dhe i shtyn ata në vetëvrasje. Kujtojmë se 2 vite më parë loja “Balena Blu” ishte kthyer një shqetësim për të gjithë të miturit që kishin akses të pakontrolluar në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree