“Tentova t’i jepja fund jetës por vajza më ndaloi” nëna mes lotësh: “Skam bukë për fëmijët”

Shoqëri

Të gjitha familjet shqiptare janë duke u përgatitur për të festuar mbrëmjen e Vitit të Ri mes ushqimeve të bollshme, familjarëve dhe një ambienti të ngrohtë.

Por një realitet i tillë është shumë i largët për familjen Kishta nga fshati Mashan, pasi jetojnë në mes të një varfërie ekstreme, brenda një dhome që as s’i shtëpi nuk duket.

Në këtë familje jetojnë katër fëmijë, mamaja e të cilëve, Sonila, tregon se fëmijët qajnë për bukë të thatë. “Dy herë kam tentuar t’i jap fund jetës por ka qenë vajza e madhe që më ka hequr lëngun e përgatitur me ilaç rrobash e s’munda ta pi. S’ka më keq kur sheh fëmijët që vuajnë për bukë, të zbathur e që flenë në copa sfungjeri të gjetura në plehra”, tregon 40-vjeçarja.

Nëna e vuajtur rrëfen se si vajzat e saj mësojnë shumë në shkollë, por shkojnë pa rroba e këpucë sepse ajo nuk ka lekë t’u blejë.

“Vajzat i kam me mesatare 9.8 në mësime dhe në shkollë i çoj të zbathura e të veshura si mos më keq dhe pa ngrënë. S’kam çe dua jetën”, thotë mes lotëve nëna.

Banesa me një dhomë të vetme me tre divanë ku flenë 6 persona me një sobe të shkatërruar e me dritare pjesërisht xham, pjesa tjetër plasmas e dërrasa të kalbura, ç’ka bie jashtë futet brenda.

“Me ndihmën ekonomike që mora shleva borxhin që kisha në dyqan, thesin e miellit e tani jam sërish pa miell”, rrëfen 40-vjeçarja. /pacensure

Leave a Reply

Your email address will not be published.

* Checkbox GDPR is required

*

I agree

Loading...