Tetëmijë denarë më shumë për zv.kryeministrat

Rajoni

Tetëmijë denarë më shumë në gjiro llogaritë e zv. kryeministrave. Ky ka qenë ndër vendimet e fundit surprizë të Qeverisë së R.M.-së.

Me ligjin e ri parashihet rritja e pagës për zv. kryeministrat Hazbi Lika, Bujar Osmani, Koço Angjushev, Ramilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski.

Kjo ishte arsye e mjaftueshme për të filluar kritikat kundër këtij vendimi, mirëpo qeveria nëpërmjet një deklarate është arsyetuar se ky vendim bëhet në përputhje me Ligjin për Pagat.

Rreth këtij vendimi kanë reaguar edhe parti tjera opozitare duke e vlerësuar këtë vendim si antikushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

* Checkbox GDPR is required

*

I agree

Loading...