Vuan nga një kancer agresiv, 2-vjeçarja ka nevojë për gjakun më të rrallë në botë

Bota

Një kërkim mbarë botëror është nisur për të gjetur gjakun më të rrallë në botë për një vajzë dyvjeçare që po lufton kundër një kanceri agresiv.
Zainab Mughal, nga Florida e Jugut, u diagnostikua me neuroblastoma, një lloj kanceri në qelizat nervore, dhe ka nevojë për transfuzion gjaku në mënyrë që të mundë të jetojë kur t’i nënshtrohet kimioterapisë.

Por, këtu nis edhe problemi, Zainab ka mungesën e një antigjeni të përbashkët me shumicën e njerëzve duke e ulur kështu sasinë e donatorëve që përputhen me të me më pak se katër për qind.

Tani, prindërit e saj kanë bërë lutje publike për këdo që beson se mund të jetë i përputhshëm me llojin e gjakut që vajza ka përpara se të jetë shumë vonë për vogëlushen.

Zainab u diagnostikua me neuroblastoma-n në tetor të këtij viti. Antigjeni që mungon në gjakun e saj njihet si Indian B.

Dhuruesit duhet të jenë 100 për qind nga Pakistani, India apo edhe Irani, duhet të kenë grupin A ose O të gjakut si dhe të kenë mungesën e antigjenit Indian B.

Nisur nga të gjitha këto, vetëm 4 për qind e popullatës së botës i plotëson kushtet që duhen për t’i dhuruar vajzës gjak. /gazetaexpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* Checkbox GDPR is required

*

I agree